09.11.2019 · përditësuar para 2458 dite1 min lexim
Klubi futbollistik i Prishtinës e ka mposhtur atë të Llapit me rezultat 4-1.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Podujevë, në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë të këtij takimi e ka shënuar futbollisti Endrit Krasniqi në minutën e 28-të. Ndërsa menjëherë pas pesë minutave prishtinasit kanë realizuar edhe golin e dytë përmes Ahmet Halitit.
Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ekipi nga kryeqyteti shënoi edhe golin e tretë me anë të Januzit; ndërsa për 0-4 shënoi Thaçi.
Kurse golin e nderit për vendasit e shënoi, Selmani në minutën e 75-të.
Me këtë fitore ekipi i Prishtinës do të marrë pozitën e katërt në tabelë, duke iu afruar vetëm në tre pikë pozitës së parë te cilën e posedon Gjilani me pikë të njëjta me Ballkanin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.