Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka njoftuar se nesër do të udhëheq delegacionin e Beogradit në Bruksel në kuadër të dialogut të vazhdueshëm në nivel të ekspertëve me Prishtinën.
Në mesin e temave që do të diskutohen atje do të jetë edhe zbatimi i Marrëveshjes për vizitat zyrtare si dhe çështja e përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga strukturat paralele serbe.
Lidhur me këtë të fundit, Ministria për Dialog pati njoftuar të premtën se që nga 18 prilli nuk do të lejohet hyrja/dalja në Kosovë e të gjithë atyre personave që posedojnë letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.
Edhe pse u njoftua se që nga sot do t`iu ndalohet hyrja në vendin tonë, personave me këto kartela identifikimi , kjo nuk ka ndodhur akoma, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq i ka thënë Tanjugut se në vendkalimin në Jarinje në veri të Kosovës po kalohet dhe se policia nuk ka ndryshuar regjimin për askënd, as për ata të cilët jetojnë në Kosovë e të cilët posedojnë letërnjoftime serbe.