Lajmet e fundit

Sot në Prishtinë do të inaugurohet simboli "LEtGO EU" i cili shpreh në mënyrë simbolike paraqet rrugën e vështirë të Kosovës në secilin proces të Bashkimit Evropian, si dhe drejtësinë e vonuar të BE-së në raport me vendin tonë.
Inaugurimi bëhet në orën 11:00 para Teatrit Kombëtar, transmeton Klan Kosova.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë bartësit kryesor të institucioneve të Kosovës për integrimet evropiane, përfaqësues diplomatik të shteteve të BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile, mediave, organizatave si dhe krijuesit e NEWBORN.