Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Administratës Publike nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi, me qëllim të marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të sallës së kinemasë në ndërtesën Aneks, të njohur më parë si “Salla e Armatës”, në rrugën “Brigada e Kosovës”.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna fiton të drejtën për dhënie në shfrytëzim të sallës për palët e treta për ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e rinore, njofton Klan Kosova.