Prishtina 01 ka triumfuar në finalen dramatike të Kupës së Kosovës në futsall ndaj Vjosës me rezultat 5:4, pas vazhdimeve.
Pjesa e parë përfundoi baras, 2:2, ku për Prishtinën 01 realizoi dy herë Drilon Maxharraj, ndërsa për Vjosën realizatorë ishin Jetmir Gashi dhe Jesus Rivas.
Në pjesën e dytë, Prishtina 01 ishte në epërsi prej dy golave falë Halim Selmanajt dhe Ramadan Alajt, por që Vjosa fillimisht e ngushtoi rezultatin me Jesus Vidalin, ndërsa në sekondat e fundit Melos Kelmendi shënoi autogol për ta vënë sërish baraspeshën në fushë dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdimet dy herë nga pesë minuta, Fitim Krasniqi shënoi golin vendimtar për 5:4, duke i siguruar Prishtinës 01 trofeun e Kupës së Kosovës në futsall.
Në 25 sekonda pa përfunduar ndeshja, lojtarët e Vjosës refuzuan ta vazhdojnë lojën në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të gjyqtarëve.
Kjo shkaktoi reagime edhe nga tifozët e shumtë të Vjosës, të cilët hodhën gjësende në parket, ndërsa gjyqtarët pritën për pesë minuta rikthimin e ekipit në fushë, por kjo nuk ndodhi, dhe më pas dhanë shenjë për përfundimin e ndeshjes.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.