Lajmet e fundit

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të disa problemeve në stabilimentet e NS 110/ 35/10 kV Vitia dhe NS 35/10 kV Kllokoti të operatorit të transmisionit KOSTT, në disa pjesë të Vitisë dhe Kllokotit është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.
"Si KEDS jemi në pritje të rregullimit të prishjes nga KOSTT për të mundesuar furnizimin. Nga KOSTT jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rregulluar problemin në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor dhe jemi informuar qe tani me jane ne perfundim te puneve' thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.