Lajmet e fundit

Ka dy javë prej që shkolla fillore "Beqir Gashi" në Mleqan të Malishevës është mbyllur.
Shkak i kësaj u bë prishja e kaldajës së sistemit të ngrohjes dhe të ftohtit.
Prandaj nxënësit e kësaj shkolle mësimin po e zhvillojnë nga shtëpitë e tyre.
Megjithëkëtë, të vegjlit nuk janë të kënaqur ngase, sipas tyre, ata po angazhohen vetëm me detyra.
Edhe të rriturit shprehën të shqetësuar për këtë situatë, ku dhe kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
Kreu i këtij fshati, Ismet Kryeziu, bën me dije se ky defekt teknik është dashur të sanohet me urgjencë.
I njëjti pohon se problemet e kaldajës kanë nisur muaj më parë.
E, nga komuna e Malishevës u konfirmua për televizionin se në orët e mbrëmjes është montuar kaldaja e re e ngrohjes qendrore dhe se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të procedurave të prokurimit.