07.12.2016 · përditësuar para 3524 dite1 min lexim
Kolaicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës, AKR-LDK, do të marrë fund.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë ka vendosur që nesër të prish koalicionin me Aleancën Kosova e Re.
Në mbledhjen e degës së LDK-së, e cila përfundoi para pak çastesh, me unanimitet u vendos që të prishet koalicioni me partinë e kryetarit Agim Bahtiri.
Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova.
LDK në Mitrovicë kishte hyrë në koalicion me Agim Bahtirin pas rundit të parë të zgjedhjeve në vitin 2013.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.