Lajmet e fundit

Puna në horizontin e 11-të u ndal në orët e para të 27 janarit, por jo se pati grevë.
Kabllo 70-vjeçare që furnizon me rrymë këtë pjesë pësoi dëmtim në një pjesë të minierës së Trepçës këtu në Stantërg, që pamundësoi punën për ca çaste.
Derisa uji të largohet plotësisht xehja nuk mund të nxirret për flotacion, e shkaku i teknologjisë së vjetëruar rrezikohen edhe sektorë tjerë.
Ky sikur edhe ministrja e Ekonomisë që reagoi me një shkrim, fajin për avari ia lënë ish-pushteteve. Sipas tij krejt keto u ndalën me Qeverinë Kurti pasi gjigantit metalurgjik iu rritën të hyrat dhe iu zvogëluan shpenzimet.