Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur Këshillin Ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar me ministrat e dikastereve zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane.
Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka thënë se tash e tutje, ky këshill do të mbajë takime të rregullta javore.
“Kosova e ka obligim dhe ministrat duhet te vijnë në raportim dhe të tregojnë që zbatimi i MSA-së është proces që po ndodh. Është paraparë që MSA-ja vitin tjetër të ketë çështje të tjera. Ne si qeveri e kemi prioritet MSA-në dhe integrimet evropiane. Këtë nuk e bëjmë për hatër te BE-së, por për shkak të qytetarëve tanë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.