Lajmet e fundit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka uruar Ditën e Mësuesit duke thënë se në këtë ditë kujtohen mësuesit e të gjithë brezave të cilët përkundër sfidave pengesave dhe represioneve të shumta në të kaluarën tonë jo shumë të largët me guxim e sinqeritet kryen detyrën e tyre të shenjët e fisnike.
"Dita e Mësuesit është dita kur kujtojmë të gjithë mësuesit për punën e tyre fisnike në edukimin e brezave që nga çasti kur për herë të parë u hap mësojtorja e parë e gjuhës shqipe e gjer në ditët e sotme".
“Një urim i veçantë, për Ditën e Mësuesit, shkon edhe për një brez mësimdhënësish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e lartë e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë. Po ashtu një Urim i veçantë shkon edhe për të gjithë mësuesit e rënë dëshmor dhe atyre që me pushkë në dorë krahas punës së shenjët të mësuesit luftuan për lirinë e Kosovës”, thuhet nnë urimin e këtij këshilli, transmeton Klan Kosova