Lajmet e fundit

Në New York, prindërit provojnë aftësitë e fëmijëve të tyre në “Garën e bebeve’’ por në fakt vetëm njëri niset dhe mbërrin finishin.
Më pas të tjerët garojnë fort për vendin e dytë
Nuk është garë olimpike, por është sfida më e re që ka përfshirë prindërit nga New York-u, të cilët prej disa vitesh tashmë testojnë aftësitë e foshnjeve të tyre për të ecur shpejt me katër këmbë.
Në garën e veçantë morën pjesë më shumë se 20 bebe, në një pistë garimi plot 3,5 metra të gjatë, ndërsa prindërit qendronin në të dy cepat për të inkurajuar fëmijët e tyre të nxitonin.
“Ajo thjesht po shkonte për të marrë ëmbëlsirat te mami, por ja që fitoi”, thotë babai i bebes së parë në garë, Skarlet./Oranews.