Lajmet e fundit

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth mund të jenë gati të ecin drejt altarit, por familjet e tyre thjesht nuk mund të merren vesh!
Sipas një burimi të afërt me ta, prindërit e të dyve po “luftojnë” rreth secilit detaj të dasmës së çiftit, e cila është planifikuar të mbahet në Australi.
“Prindërit e Miley dhe Liam ishin gjithmonë respektues ndaj njëri tjetrit deri në momentin kur filluan ta bëjnë planifikimin e dasmës. Tani është shndërruar në luftë të hapur”, ka sqaruar burimi, transmeton Klan Kosova.
“Ata kanë mosmarrëveshje rreth ushqimit që servohet në dasmë dhe rreth numrit të të ftuarve. Miley është lodhur aq shumë nga këto mosmarrëveshje, sa ka filluar të mos hajë bukë. E gjithë kjo situatë po e bën që të dëshirojë të fshihet me Liam”, ka përfunduar burimi.