Lajmet e fundit

Një vajzë dy vjeçare është shtruar në spital për mungesë vitaminash në organizëm, për shkak se për një kohë të gjatë është ushqyer me një dietë të varfër vegane.
Vajza është pranuar në spital në gjendje shumë serioze shëndetësore në Gjenova të Italisë. Ajo është mbajtur në kujdes intensiv për shtatë ditë , mirëpo tek tani ka treguar shenja të përmirësimit.
Prindërit e vajzës të cilët vetë janë veganë (të ushqyerit vetëm me fruta dhe perime), në mënyrë strikte e kanë kontrolluar dietën e saj, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Vajza e vogël edhe pse ishte në një dietë vegane, ishte ushqyer me gji nga nëna e saj e cila po ashtu nuk ushqehet mirë, që ka ndikuar që edhe qumështi të mos e ketë cilësinë e duhur.
Pasi vajza është sëmurë, prindërit e saj e kanë quar në spital dhe kanë kërkuar këshilla mjekësore.