Lajmet e fundit

Prindërit e Astrit Deharit bashkë edhe me avokatin e familjes Tomë Gashi po qëndrojnë në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Ata pritet që sot ta pranojnë raportin përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit që është realizuar nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore, njofton Klan Kosova.
Prindërit e Astrit Deharit kanë kërkuar që ta kenë këtë raport prej momentit kur i njëjti i është dorëzuar institucioneve të drejtësisë në Kosovë, por kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala nuk ia kishte dorëzuar atyre me arsyetimin se raporti paraprakisht duhej të përkthehej në gjuhën shqipe.