Princi William zbuloi në rrjetet sociale se ai është vaksinuar kundër koronavirusit.
Duka i Kembrixhit publikoi një fotografi në llogaritë zyrtare në Instagram dhe Twitter, të cilat i ndan me Kate, Dukeshën e Kembrixhit.
Mesazhi i tij thotë: “Të martën mora dozën time të parë të vaksinës kundër COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave - faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”.
Postimi përfshinte gjithashtu një foto të Dukës së Kembrixhit me maskë fytyre dhe me një mëngë të mbështjellë ndërsa merr vaksinën, transmeton Klan Kosova.