Lajmet e fundit

Princi Harry është hapur në lidhje me betejat nëpër të cilat ka kaluar në të 20-tat e tij, dhe se si ai kishte mbështetje të madhe nga vëllai i tij Princi William.
32-vjeçar ka folur për pikëllimin që përjetoi kur humbi nënën e tij, në “Mad World”, transmeton Klan Kosova.
“Unë shpenzova shumicën e jetës time duke thënë: “Unë jam mirë”, kështu që unë sot jam në rregull. Jam pak nervoz. Jam pak i shtrënguar në gjoks, por jam mirë”, tha Harry.
Harry tha se humbja e nënës së tij në një moshë të re, ndikoi në shëndetin e tij mendor.
“Unë mund ta them lirshëm se humbja e nënës time në moshën 12-vjeçare mi mbylli të gjitha emocionet e mia në 20 vitet e fundit, dhe ka pasur një efekt mjaft të rëndë jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, tha ai.
Gjatë të 20-tat e tij, Harry thotë se kaloi nëpër një periudhë dy-vjeçare në një “kaos-total”, dhe vendosi të konsultohet me një terapeut më shumë se dy herë.
Harry, i cili tani është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, thotë se ai sot është në një vend të mirë.
“Për shkak të procesit që unë kam bërë në vitet e fundit, unë tani jam në gjendje për të marrë punën time me seriozitet, jam në gjendje të marrë jetën time private seriozisht, dhe të vë gjakun, djersën dhe lotët në gjërat që me të vërtetë bëjnë ndryshime”, ka thënë ai.