Lajmet e fundit

Njeri është i njohur si princ qejfli për të festuar ndërsa tjetra si “vajza e keqe” Riri.
E këta të dy do të takohen gjatë javëve në vazhdim, pasi që është bërë e ditur që Princi Harry do të marrë pjesë në koncertin e këngëtares Rihanna, gjatë vizitës së tij në ishujt Caribbean në Barbados.
Harry, 32 vjeçar i cili është në lidhje me aktoren e serialit “Suits”, Meghan Markle, do të takoj këngëtaren në mega koncertin që organizohet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti.
Harry do të qëndroj në një vizitë dhjetë ditëshe në Caribbean në emër të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe.


