Lajmet e fundit

Husnain Rashid, është i dyshuari i cili po akuzohet për inkurajimin e terroristëve për të planifikuar sulme ndaj Princit George.
31 vjeçari thuhet se ndau adresën e shkollës së katërvjeçarit dhe fotografinë e tij, mesazhe të cilat shfrytëzohen për mundësi ndihme në identifikimin e objektivave terroriste, në Britaninë e Madhe, njofton Klan Kosova.
Gjatë një seance dëgjimore në gjykatën e magjistratëve në Westminster në Londër, prokurorët pohuan gjithashtu se Rashid planifikoi të udhëtojë për në Siri për t'u bashkuar me Shtetin Islamik.