Lajmet e fundit

Princi britanik Charles dhe Dukesha nga Cornwall, Camilla sot do ta nisin vizitën në Kosovë.
Në Aeroportin e Prishtinës, çifti mbretëror arrin pasditen e sotme, ndërkaq nesër takojnë presidenten Atifete Jahjaga.
Princi dhe Dukesha e Cornwallit bashkë me udhëheqësen kosovare do të jenë pjesë e ceremonisë së Memorialit të Personave të Pagjetur, transmeton Klan Kosova.
Ditë më parë princi ka nisur turneun në Ballkan.
Të mërkurën ai ka arritur në Beograd, ku në aeroportin “Nikolla Teslla” e ka pritur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,
Në ndërkohë, gjatë vizitës së bërë në Serbi, në fjalimin e tij para parlamentarëve serbë, ai nuk la pa e përmendur edhe një thënie të Nënë Terezës.
Me anë të këtyre fjalëve trashëgimtari i frontit britanik para të pranishmëve nuk hezitoi edhe të tregonte së kush ishte shqiptarja që tashmë e njeh e gjithë bota, njofton Klan Kosova.