Lajmet e fundit

Princi i Uellsit Charles, dhe gruaja e tij dukesha e Cornwall vazhdojnë sot vizitën e tyre në Serbi në qytetin e Novi Sad-it.
Princi Charles dhe guaja e tij, në Novi Sad do të priten me një program kulturor e më pas do të zbulohet një pllakë përkujtimore e punëtorëve britanikë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Princi me bashkëshorten, pas Serbisë, për vizitë do të vijnë në Kosovë e më pas do të shkojnë në Mal të Zi.