Lajmet e fundit

Princi britanik Charles dhe dukesha e Cornwall-it, Camilla do të nisin sot turneun në vendet e Ballkanit.
Charles dhe Camilla do ta vizitojë Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, kurse, udhëtimi i tyre përfundon më 19 mars.
Në Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Çifti mbretëror planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 mars, ndërkaq, Malin e Zi më 18 mars.
Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars, transmeton Klan Kosova.
Përndryshe kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Uellsit në Kosovë, pasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwall-it.