Lajmet e fundit

Princi i Uellsit, Charles Philip Arthur George, në udhëtimin e radhës në vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta vizitojë edhe Kosovën.
Ai shoqëruar nga Dukesha e Cornwall, Camilla Rosemary Mountbatten-Windsor, do ta vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi nga data 14 deri më 19 mars, ndërsa në Prishtinë pjesëtarët e familjes mbretërore do të qëndrojnë me 18 mars.
Princi Charles dhe Dukesha Windsor, do të priten nga presidentja Atifete Jahjaga, e së bashku do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.
Ndërsa, më pas Dukesha dhe Presidentja Jahjaga, do të takohen edhe me të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë.
Princi i Uellsit e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën më 1999.