Këngëtari Prince ka vdekur për shkak të mbidozës së përdorur të narkotikëve, shkruan BBC.
Këtë informatë në lidhje me vdekjen e tij e ka thënë për Associated Press, një zyrtar i lartë i policisë, transmeton Klan Kosova.
Ylli i pop kishte ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare në kompleksin e tij në Minesota. Trupi i tij ishte gjendur pa shenje jete në mëngjesin e kësaj date.
Policia është afër përfundimit të hetimit, ku thuhet se shkaktari i vdekjes së Princë ka dalë nga testet që janë bërë trupit të tij të pajetë.
Pas vdekjes së tij, raportohet se policia ka marrë në pyetje edhe doktorin e Prince, i cili e kishte taluar atë dy herë në javvën kur ai ndërroi jetë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.