Lajmet e fundit

Prince ishte një katastrofë kur bëhet fjalë për financat dhe çështjet e biznesit të tij, dhe shumica e njerëzve që punuan me të thonë se injorimi i këshillave të tyre për të bërë një testament është vetëm një pjesë e mozaikut kaotik.
Ata thonë se qysh para pesë vjetësh e kishin lutur që të bënte një dokument të tillë, por ishte e pamundur që të bindet për ta vënë nënshkrimin në këto dokumente zyrtare, transmeton Klan Kosova.
Bëhet e ditur që edhe pse Prince kishte punësuar disa avokatë, këshilltarët e tij më të besuar ishin “gratë në të njëzetat e tyre, të bukura, të gjitha modele pa eksperiencë në asnjë fushë”. Kjo shkaktoi kaos në jetën e tij, veçanërisht në departamentin e financave.