Lajmet e fundit

Autoritetet që po e hetojnë vdekjen e Prince, kanë bërë të ditur se në trupin e tij e po ashtu në shtëpinë tij, janë gjetur sasi të larta të qetësuesve të llojit opioid.
Zyrtarët kanë thënë se ende nuk kanë gjetur nëse Prince kishte marrë përshkrimin e mjekut për përdorimin e këtyre ilaçeve, të cilat pavarësisht se kanë efektin e njëjtë me heroinën, janë legale në Amerikë kur merren me përshkrimin e farmacistit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Lloji i drogës opioid, është ilaç që prodhohet në laboratore legale siç është morfina. Mirëpo, po del se në Amerikë numri i vdekjeve të shkaktuara nga mbidoza e kësaj droge vetëm po rritet. Në mes viteve 2013 dhe 2014, vdekjet nga overdoza me këtë lloj droge janë rritur deri në 14%.