Lajmet e fundit

Këtë shtator është duke u mbajtur edicioni i nëntë i festivalit të kafesë dhe qajit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Interesi i qytetarëve për këtë festival ndër vite çdo herë ka qenë më i madh.
Edhe këtë vit në mesin e pjesëmarrësve është lideri kosovar i kafesë, “Prince Caffe”.
Baristi Jetmir Maliqi ka thënë se çdo herë në të gjitha edicionet qytetarëve “Prince Caffe” u sjellë një mori befasish.
Ai ka thënë se të gjitha kafetë që do të shërbehen do të jenë falas për të gjithë qytetarët, ai u shpreh se nuk duhet të harrohen edhe fëmijët pasi për ta do të shërbehet edhe “Prince Quick”.