Lajmet e fundit

Duka e Kembrixhit, ka kujtuar sot nënën e tij të vdekur, Princesh Diana, teksa e ngushëllonte një djalë 14 vjeçar i cili së fundmi e humbi nënën e tij.
“Koha e bënë më të lehtë”, është shprehur William.
Por kur djaloshi filloi të flasë se sa shumë i mungon nëna e tij, ai tha që njëjtë është edhe për të ndonëse kanë kaluar 20 vite, transmeton Klan Kosova.
“E di si ndihesh. Mua ende më mungon nëna ime çdo ditë – e janë bërë 20 vjet që nga vdekja e saj”.
Princesh Diana, vdiq pas një aksidenti me veturë në Paris me 31 gusht të vitit 1997.