Lajmet e fundit

Princi William ka pozuar përpara helikopterit të tij derisa po fillonte punën e tij të re me East Anglian Air, të mbajtur në aeroportin Cambridge, Angli.
33 vjeçari foli me gazetarët ku edhe është pyetur shumë në lidhje me fëmijet dhe gruan e tij, transmeton Klan Kosova.
“Më pëlqen sfida”, tha Princi William për Sky News, të kesh dy fëmijë padyshim që është fantastike, është më shumë përgjegjësi për të pasur dy fëmijë të vegjël sidomos kur George është si një majmun i vogël”.
Ai poashtu quajti Dukeshen Kate një nënë të mahnitshme dhe nuk e mohoi faktin për dëshirën e një fëmiu të tretë.