Lajmet e fundit

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se Princ Harry është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, transmeton Klan Kosova.
“Ai është shumë i lumtur”, ka thënë një burim në një botim britanik.
“Harry dëshiron që marrëdhënia e tij të jetë e qetë, sepse ai nuk dëshiron ta trembë Meghan. Ai e di se gjërat do të ndryshojnë kur romanca e tyre do të bëhet publike, por ai gjithashtu e di se nuk mund ta mbajë atë sekret për një kohë të gjatë”, ka vazhduar burimi.
Raportohet se dyshja janë takuar kur Princi Harry ndodhej në Toronto. Ndërsa Meghan është parë në Londër disa herë gjatë verës.