Ka përfunduar edhe edicioni i tetë me radhë i Festivalit të filmit në Prishtinë, PriFilm Fest dhe organizatorët po thonë se suksesi i këtij edicioni ka tejkaluar edhe pritshmërinë e tyre.
Fatos Berisha, në një prononcim për edicionin e lajmeve në Klan Kosova ka thënë se përkundër motit jo të mirë dhe shiut që ka rënë përgjatë ditëve të festivalit, kjo nuk ka penguar aspak vizitorët.
“Unë besoj që janë tejkaluar pritshmëritë tona, përkundër se ka qenë ftohët dhe me shi”, ka thënë Berisha.
Ai tha se festivale si PriFilm Fest-i janë tejet profitabil për kineastët e rinj dhe të angazhuarit në industrinë e filmave, sepse aty krijojnë njohje që mund të rezultojnë edhe me projekte filmike në të ardhmen.
Sonte, në natën e fundit, ndahen edhe çmimet për më të mirët të këtij edicioni.
Berisha, në fund të intervistës, tha se, qysh nesër do të fillojnë përgatitjet për edicionin e ardhshëm.
Klan Kosova ka qenë sponsor medial i PriFilm Fest-it, ndërsa emisioni i Klan Kosovës, Nd’rrimi i Natës, tre ditë rresht ka realizuar emisionin drejtpërdrejtë në ambientet e festivalit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.