Lajmet e fundit

Prezantuesja angleze, Susanna Reid që është edhe autore e programit të ndjekur “Good Morning Britain” tregoi edhe drejtpërdrejtë se çka konsumon për mëngjes.
Por, kjo nuk ndodhi me qëllim.
Në momentin që kamerat filluan të xhirojnë, ajo u pa duke e fshehur pjatën e saj me ushqime nën tavolinën e saj por dështoi.
Ndonëse kjo nuk u vërejt nga bashkëprezantuesit e saj, Charlotte Haëkins dhe Kate Garraway, nuk kaloi pa u diskutuar nga shikuesit, transmeton Klan Kosova.
Edhe Reid bëri shaka në kuadër të vetvetes në rrjetin social Twitter.
Ajo postoi një foto ku shihet duke e fshehur ushqimin dhe shkroi “ Kur mëngjesi yt shfaqet drejtpërdrejtë në program të mëngjesit, ti mendon se e ke fshehur me këmbë por realishte ke dështuar”.