Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar platformën digjitale për pjesëmarrje publike me anë të së cilës qytetarët e Prishtinës mund të komunikojnë, të japin vëretje, si dhe t`i paraqesin kërkesat e tyre lidhur me çështje të ndieshme të kryeqytetit me të cilat më pas do të merret komuna, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se do të merren parasysh kërkesat dhe vërejtjet e qytetarëve.
Sipas tij, kjo platformë do të jetë një formë komunikimi me qytetarët dhe siç theksoi ai "patjetër do të vazhdojnë të mbajnë edhe debate publike me ta siç janë mbajtur deri më tani", njofton Klan Kosova.