Lajmet e fundit

Gjatë një takimi të përbashkët me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, Green Art Center – Prishtina, prezantoi planin për implementimin e projektit “Gjilani Riciklon”.
Ky projekt, i përkrahur nga Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ, do të implementohet nga GAC, me qëllim që të themelojë “klubet e gjelbra” në shkollat e Gjilanit, si dhe të shtrijë rrjetin EcoFriend, transmeton Klan Kosova.