Lajmet e fundit

Sot do të prezantohet raporti i ri mbi “Pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje në Kosovë” përgatitur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të projektit “Koalicioni të drejtat të barabarta për të gjithë” i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Bëhet e ditur se ky studim ka mbledhur statistikat e fundit mbi pozitat vendimmarrëse të grave në institucionet e Kosovës në nivel qëndror dhe lokal.
ERAC është projekt katërvjeçar koalicioni i financuar nga BE-ja dhe drejtohet nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova).
Projekti në fjalë ka për synim forcimin e kapaciteteve avokuse mbi të drejtat themelore të organizatave pjesëmarrëse.
BE- ja për këtë projekt i ka dhënë 1 milion Euro, transmeton Klan Kosova.