Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar” në Prishtinë,
Sipas projektit, Qeveria në bashkëpunim me investitorë të ndryshëm mund të implementojë një projekt që parashihet të finalizohet brenda 7 vjetëve, dhe sipas të cilit Qeveria dhe institucionet do të fitonin më shumë se 1 milion metra katror për akomodimin e tyre.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka theksuar se kjo ide do të shërbejë për një nxitje më të fuqishme që të realizojë objektivat e saj për akomodim të të gjitha institucioneve në objekte publike.
Për këtë projekt shefi i Qeverisë ka shkruar edhe në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.