Lajmet e fundit

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezantuar 15 autobusët e parë të projektit reformues në transportin e trafikut urban në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë që më 20 janar do të vijnë edhe 15 autobusë të tjerë përderisa pjesa e mbetur do te arrijnë në muajin mars.
Prishtina do të pajiset gjithsej me 51 autobus të rinj.
Gjate këtij prezantimi i pranishëm ishte edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili tha që ky është projekti më i madh që kanë financuar ndonjëherë në Prishtinë.
Prezent ishin edhe zyrtarë nga BERZH, i cili ndau 10 milionë euro hua për marrjen e autobusëve, të cilët premtuan që do të ndihmojnë edhe qytetet tjera.