Lajmet e fundit

Para se t'i drejtohet deputeteve shfletoi disa herë ato që i quajti parime programore të qeverisjes së tij.
E pasi kreu i kuvendit e ftoi në foltore, mandatarit për krijimin e qeverisë Ramush Haradinajt iu deshën më pak se 10 minuta të shpalosë orientimet e tij qeverisëse deri në vitin 2021, njofton Klan Kosova.
Për liderin e AAK-së, gjendja ekzistuese është tejet e rëndë dhe drejtimin e qeverisë po e merr në një kohë tejet të vështirë.
Haradinaj tha për ekspozenë e tij se ajo tregon vetëm orientimet politike pasi programi qeverisës 2017-2021 do të sillet në njërën nga seancat e ardhshme për miratim dhe atë pas diskutimit të gjerë në publik.
Kronikë nga Avdyl Pajaziti.
https://www.youtube.com/watch?v=FOZVX-mGvM4&feature=youtu.be