Lajmet e fundit
Agjencia Kosovare për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lokalet e kësaj ministrie do të bëjë prezantimin mbi Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksplozivëve.

Agjencia Kosovare për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë një prezantim, mbi Metodat Kromatografike për ekspertimin e eksploziveve, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë pjesëmarrës bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, si dhe zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Prezantimi do të mësojë si të bëhet detektimi i eksplozivëve organik para dhe pas shpërthimit, marrja e mostrave dhe metoda e analizimit në Laboratorin për Analiza të Zjarrvënieve dhe Eksplozivëve.