Policia e Krujës ka finalizuar operacionin "Prevention" për parandalimin e një ngjarjeje kriminale. Dy shtetas, njëri 19 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, kanosën xhaxhain e tyre me armë zjarri, për ta detyruar të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë ndaj tyre për një rast mashtrimi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar 19-vjeçari, F. M., ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij 17 vjeç. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, një kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për kanosjen, transmeton Klankosova.tv.
Puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.