Lajmet e fundit
Italiani, që e ka pritur penaltinë me dorë të thyer, ka rrëfyer momentet para dhe pas rastit

Gardiani i Sampdoria, Emiliano Viviano është një portier i talentuar në Itali, i cili nuk mundi që të linte gjurmë tek Interi apo Arsenali, por ai njihet si specialist 11-metërshash.
Madje njërin prej tyre e ka pritur tri javë më parë, por ky ka qenë i veçantë për Viviano, pasi atë e ka pritur me dorë të thyer.
“Penalltinë e Caprari e prita me dorën e thyer, pas një përplasje që pata në fushë, por nuk ndieja ndonjë dhimbje. Kur po luaja nuk e dija që kisha një thyerje në eshtra, por thjesht mendoja se kisha ndonjë ndrydhje të lehtë.
"Pak minuta para penalltisë, prita një gjuajtje të Benali, por nuk e prita topin me gjithë dorën, por me gishtin e madh. Gjuajtja ishte e fortë dhe ndjeva që diçka kërciti, por mendova se dëmtimi ishte i lehtë dhe vazhdova lojën”.