Vjosa Osmani të martën ishte mysafire speciale e korporatës SPEEEX, në objektin e ri të saj në Prishtinë.
Të parës së shtetit iu tregua puna që bëhet në kompaninë lidere në fushën e teknologjisë së komunikimit me mbi 2 mijë të punësuar, raporton Klan Kosova.
Drejtuesi i korporatës, Fikret Murati, Osmanit ia prezantoi edhe teknologjinë inovative me të cilën punojnë.
Në 11 katet e ndërtesës, Presidentja shkoi edhe aty ku kryhen punët e mëdha.
Kjo i mundësoi një pamje jo të zakonshme të kryeqytetit.
Nga ky objekt, shefja e shtetit dha fjalë të mëdha për korporatën që e konsideroi shembull.
I pari i kompanisë u zotua të mos ndalen me suksese.
Pos në Prishtinë, SPEEEX ka zyrë edhe në Vushtrri, Ferizaj dhe Prizren. /Klankosova.tv
https://youtu.be/30Lp9u9MSas
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.