Lajmet e fundit

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dërguar një letër urimi homologut të saj kosovar Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit.
Në urim thuhet se ajo e mirëpret bashkëpunimin me Thaçin për të rritur atë ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve përkatës.
"Me kënaqësi e kujtoj takimin tonë këtu në Maltë gjatë mandatit tuaj si zëvendëskryeministër".
"Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj".
"Duke ju uruar suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë" thuhet mes tjerash në urimin e kryetares së maltës, transmeton Klan Kosova.