Lajmet e fundit

Është një komunitet i veçantë në Amerikë që po pretendon se do ta ketë fjalën kryesore në lidhje me atë se kush do të zgjedhet president i ri këtu.
Dhe nuk bëhet fjalë për amerikanët e bardhë. E as ata me ngjyrë.
Latinot po thonë që sivjet ata e kanë privilegjin për të vendosur nëse Donald Trump ose Joe Biden bëhet president.
Kjo për faktin se janë të paktën 32 milionë pjesëtarë të këtij komuniteti që kanë të drejtë vote dhe meqë janë kaq shumë, mund të jenë vendimtarë.
E për t’i bërë latinot të dalin në zgjedhje, janë angazhuar njerëz të famshëm.
Për më shumë, ndiqeni kronikën e Gazmend Sylës.
Kjo kronikë është pjesë e projektit “Zgjedhjet 2020: Një turne virtual raportimi për Shtetet e Bashkuara dhe procesin elektoral të Amerikës”. Autori është përzgjedhur të jetë pjesë e këtij projekti nga Departmenti i Shtetit, që realizohet nga Foreign Press Centers në bashkëpunim me Meridian International Center.