Presidenti i Kosovës ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Hashim Thaçi, ka potencuar rëndësinë e madhe që ka aftësimi profesional i të rinjve.
“Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018. Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës”, shkruan Thaçi.
“Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot. Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë”.
“Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.