Lajmet e fundit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, është duke u 'hetuar' nga këshilltari special Robert Mueller, për një shkelje të mundshme, ku thuhet se ka tentuar përfundimun e hetimit mbi ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare.
Robert Mueller po mbikëqyr kështu një hetim të FBI-së mbi ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar dhe çdo lidhje që Trump mund të ketë në këtë çështje, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë Presidenti Trump, ka mohuar vazhdimisht se ka patur një bashkëpunim me Rusinë, duke e përshkruar hetimin që po zhvillohet si një ''gjueti shtrigash''.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, marrja në pyetje lidhur me këtë hetim mund të fillojë edhe brenda kësaj jave, derisa zyrtarë anonimë janë shprehur se hetimi ka nisur pak ditë pasi presidenti Trump shkarkoi ish-shefin e FBI James Comey, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.