Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se nënat, gratë e vajzat, janë simbol i zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull e në çdo vend.
Këto komente Presidenti Thaçi bëri në dedikimin e tij për nder të festës së 8 Marsit, e cila njihet si Dita e Gruas, njofton Klan Kosova.
“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë. HTH’’ është shprehur Thaçi, në llogarinë e tij në facebook, njofton Klan Kosova.