Lajmet e fundit

Besimtarët myslimanë të hënë festojnë Kurban Bajramin. Një ditë më herët për këtë festë ka uruar presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Thaçi në këtë festë që i është referuar si Bajrami i Vogël, ka uruar që të mbretërojë mirësia, harmonia, paqja dhe solidariteti në mesin tonë.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Bajramit të Vogël. Uroj që përherë të mbretërojnë mirësia, harmonia, paqja dhe solidariteti në mesin tonë. HTH”