Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.
Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.
Zyra e Presidencës bën të ditur se në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.
Gjatë ditës, Presidenti Thaçi ka pritur sot në Kosovë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.