Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar sot tenorin nga Spanja me famë botërore, Placido Domingo.
Thaçi ka bërë të ditur se përveç bisedës së tij të cilën e zhvilloi me Domingon, e ka ftuar për një vizitë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
''Në Vjenë takova tenorin dhe dirigjentin me famë botërore nga Spanja, Plácido Domingo. Përveç bisedës së këndshme, tenorin e njohur Domingo, e ftova që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën e pranoi me shumë kënaqësi. HTH''
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.